“Je spiun i Sigurimit të Shtetit”, debat i fortë me gazetarin, analisti: Do të çoj në gjyq

Politikë

“Je spiun i Sigurimit të Shtetit”, debat i fortë me

Gazetari Robert Rakipllari është përfshirë në një debat të nxehtë me analistin Frrok Çupi mbrëmjen e sotme në emisionin Open. Debati i tyre ka devijuar në ofendime të ashpra ndaj njëri-tjetrit.

“Je spiun i Sigurimit të Shtetit”, debat i fortë me

Rakipllari: Presidenti i republikës mund të shkojë në çdo vend të republikës. Shqipëria ka një problem, ai është standardi i zgjedhjeve, janë deformuar, vjedhur. Nëse presidenti jep një kontribut. Ai mund të shkojë ku të dojë.

Çupi: S’ka punë me vjedhjen e votës.

Çupi: A e ke lexuar kushtetutën?

Rakipllari: Ai po jep mesazhin që të mos vidhet vota.

Çupi: Çfarë po thua, presidenti nuk ka punë me policinë, të dalë i dehur në publik, të rrahë policët.

Rakipllari: Ka pasur një etikë në të folurën publike, ti po e shkel, unë s’po e mbroj Ilir Metën.

Çupi: Nuk bën thirrje presidenti.

Rakipllari: Bën pra bën thirrje. Unë këtë kënd shoh.

Çupi: Mos e shfaq kaq shumë mbrojtjen, se e di që jeni pronë e Ilir Metës.

Rakipllari: Ti ke qenë spiun i Sigurimit të Shtetit dhe më thua.

Çupi: Do të të çoj në gjyq.

Rakipllari: Ti je një shpifës ordiner.

Çupi: Ky do të shkojë në gjyq.

Rakipllari: Mos u merr me mua personalisht.

Çupi: Ik o budalla i dashur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion