Prokurori Ols Dado-avokatit të Veliajt: Është i sëmurë nga këmba, por jo i pamundur për të ardhur në gjyq

Vijon gjyqi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në GJKKO, ku Veliaj kërkon shtyrjen përmes një shkrese ku pretendon se dëshiron të jetë i pranishëm, por nuk përballon dot transportin nga Fieri në Tiranë për shkak të problemit me këmbën.
Veliaj po ashtu në shkrese i bën me dije gjykatës se nuk i janë vënë ne dispozicion dokumentet mjekësore lidhur me nevojen për ndërhyrje kirurgjikale.
Trupa gjykuese e GJKKO terhiqet ne dhome keshillimi per vendosjen e vijimit ose jo te seances
Ndërkohë, trupi gjykues i GJKKO-së pasi u tërhoq në dhomën e këshillimit për të vendosur nëse seanca do të vijojë apo do të shtyhet u kthye duke vijuar gjyqin me parashtrimet e kërkesave të të pandehurve të tjerë, ndërsa deklaroi se pretendimi i Veliajt për pamundësi që të vijë në seancë nuk provohet nga mbrojtja.
Ols Dado ndër të tjera pranoi situatën shëndetësore të Veliajt, por sipas tij nuk është në gjendjen që ti pamundësohet ardhja në gjyq, dhe solli në vëmendje edhe kërkesën e kryebashkiakut ndaj SPAK që ta lejonte të merrte pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Ols Dado: Informacioni i sjellë nga Spitali Memorial i Fierit dhe mjeku turk, paraqet situatën e Veliajt, që nuk ka gjendje emergjente. Avokati sjell informacione të njëanshme. DPB ka zbatuar korrekt procedurat dhe ndjekur strikt rregulloren. Di që ka pasur komunikim mes mbrojtjes dhe burgjeve. Gjendja që përcakton mjeku turk nuk pamundëson ardhjen në gjyq, për më tepër i pandehuri kërkoi leje nga SPAK të merrte pjesë në evente, ndërsa në gjyq thotë jam në pamundësi të vij.
Plarent Ndreca tha se kërkesa për eventin ka qenë me alternativë ose pjesëmarrje fizike, ose lidhje me video-konferencë.


