“Zoti i Luftës” në Tiranë, biznesmeni dhe doktori shisnin armë dhe snajpera

Aktualitet

“Zoti i Luftës” në Tiranë, biznesmeni dhe doktori

Sokol Xhura është biznesmeni i kërkuar nga Policia e Shtetit si drejtuesi i grupit që kryente trafikimin dhe shitjen e armëve.

Përveç kësaj, Sokol Xhura del në dëshminë e bashkëpunëtorit të prokurorisë, Enver Jamaku. Sipas dëshmisë, ai është njeriu që, ndër të tjera, ka urdhëruar një atentat. Ai porositi vendosjen e tritolit në makinën e një avokati në Tiranë.

Kjo është foto e Sokol Xhurës i cili prej datës 4 mars 2021 është larguar në drejtim të ShBA. Që nga ajo ditë nuk është kapur ende.

Xhura, rezulton të jetë pronari i “kompleksit Xhura” në Porcelan. Në këtë lokal u gjendën të murosura armët. Aty ishin dhjetëra armë luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municione.

“Zoti i Luftës” në Tiranë, biznesmeni dhe doktori

Xhura kishte krijuar një magazinë, e ngjashme si në skenat e filmit hollivudian “Lord of War”. Ai kishte fshehur në mënyrë të përkryer një arsenal të tërë armatimi.

Për Prokurorinë e Posaçme SPAK, Sokol Xhura konsiderohet si personi që drejtonte grupin. Ai zotëronte pjesën më të madhe të armatimit të sekuestruar.

Bashkëpuntori i prokurorisë Enver Jamaku, ka përmendur edhe emrin e një mjeku kardiokirurg të spitalit Hygea, si të implikuar në tregtinë e armëve.

Edhe pse i penduari i kësaj çështje ka përmendur kardiokirurgun Dervish Hasi dhe djalin e tij, ata nuk janë kapur. I penduari ka treguar se u ka dorëzuar armë e municione disa herë, por mjeku dhe i biri i kanë shpëtuar arrestimit.

Në drejtim të mjekut është regjistruar dhe një atentat. Ngjarja ndodhi më 23 janar 2019, rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi”, pranë xhamisë “Xhura”, në afërsi të “Oxhakut” në Tiranë. Vetura e mjekut Dervish Hasi u shkatërrua me eksploziv.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion