Rama ironizon opozitën: Saliu dhe Likja krushq, Mona është fara e zezë!

Politikë

Rama ironizon opozitën: Saliu dhe Likja krushq, Mona është fara e

Kryeministri Edi Rama në një takim në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë, u ndal tek arritjet që PS ka bërë në këto tetë vite dhe mundësisë për të vazhduar përpara me drejtimin e kësaj force politike

Ai tha se vota në drejtim të kundërt, do të thotë kthim mbrapa në kohë. Rama theksoi se Shqipëria është e bekuar prej Zotit, por është lënë në harresë, nga dora e mbrapshtë e robit.

“Ne këtu sot, natyrisht që kemi shumë arsye për t’i thënë vetes hajde. I themi vetes hajde ulemi sepse në fund të fundit shumë kemi bërë. Por, siç prindërit në një familje nuk mund ta bëjnë kurrë këtë, as ne nuk kemi të drejtë të flasim me gjuhën e lodhjes, gjuhën e mërzisë, të gjitha i kemi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë jam i pakënaqur. Kush nuk është i pakënaqur, nuk ka asnjë shans të mos gjej motive të mos shkojë përpara dhe në këtë moment ndahen njerëzit, vazhdojnë me këmbëngulje përpara dhe mes atyre që janë të pakënaqëur dhe ulen në lartësinë që kanë arritur dhe duan majën që i kanë vendosur objektiv vetes. Ne tërmeti nuk na gjunjëzoi dhe të dalim nga tuneli i një pandemie që gjunjëzoi botën dhe ne Shqipëria që nuk jemi nga më të pasurit, më të zhvilluarit, sot jemi atje, në fashën e parë. Si mund të themi boll, si mund të dëgjojmë ne atë zërin e brendshëm që shoqëron njeriun, çdo komunitetet, Komb, në komentet që sprovohet vendosmëria, në momentet kur sprovohet kurajo dhe durimi. Kemi bërë disa herë në historinë tonë mëkatin e dëgjimit të këtij zërit të brendshëm. Të gjithë na ftojnë të bëjmë një gjë, t’i shmangemi sfidës së vështirë, të mos vazhdojmë ngjitjen, por të fillojmë rrëshqitjen. Në kohën e Haxhi Qamilit njerëzit donin një drejtim dhe i mori i çoi pas berihait. Gati sa nuk na e thotë troç, nuk bëhet ky vend, Rrapush Xhaferri me autokolona makinash përshkoi të gjithë Shqipërinë dhe të gjithë e prisnin me këngë e valle.

I thoshte burrave shkoni në kafe, birrari, se më keni mua. Më jepni dy dhe u jap 4, luajtën mendsh burrat. Shitën bagëti, shtëpi, gratë e shkreta e ndienin që këtu ka diçka që nuk shkon. Kjo na ka penguar të ngjitemi në majën ku na ka parë Zoti kur bëri Shqipërinë. Është një vend kaq i vogël që i ka të gjitha. Preket nga dy dete, ka majat e maleve me dëborë gjatë gjithë vitit dhe ka brigjet fantastike jo vetëm të deteve, ka lumenj të shumtë, e liqene të panumërta. Unë mendoj që Zoti Shqipërinë e ka bërë ditën e diel kur ka qenë pushim. S’ka pasur shumë punë të tjera dhe e ka bërë për telha. Çfarë e pengon Shqipërinë të ngjitet në majën. Dora e mbrapshtë e robit, s’e ka lënë të ngjitet në majë.

Sepse vetë ne kemi rënë pre e atij zëri që thotë mos se është më e lehtë kjo punë, ju më jepni votën dhe unë ua bëj jetën fushë me lule. Luli është si Rrapushi, po me ndryshim, Rrapushi vinte me makina të vjetra, ndërsa ata vijnë me të shtrenjta. Brenda atyre makinave, na kanë thënë patronazhistët, janë ata që duan të hapin bingot, sepse jeta është e kollajshme, Luli s’ka bërë një punë deri më sot dhe vetëm është ngjit si ajo kukulla që mbahet me të mira. E gjeti Saliu kukullën që t’ua nxjerri përpara dhe t’u thotë Partia e Re demokratike, është bashkuar edhe krushku, Meta dhe do bëjnë dhëndër Lulin. Ai thotë vetëm këtë më jep, sepse i di unë të gjitha. Po ndalem tek të gjithë tregtarët e Pazarit të Ri dhe të gjithë Shqipërisë. Pavarësisht, të gjithë këtu e kanë taksën zero, e kanë sot.

Edhe TVSH e kanë zero, më thoni ç’a tregtari është. Tregtar do të thotë të bësh llogari, jo që të bësh llogari dhe ajo të dali që taksën e ke 0 TVSH 0 dhe votën ia jep Lulit që ta bëjë 0.5. Jo vetëm që s’është 0.5, sepse Luli është një dardhë që e ka bishtin mbrapa. Dardhën e Lulit e ka parë Tirana. Ai i thoshte do të ulim çmimin e bukës, do e ulim. Kur ne vumë taksën 0 e vumë përpara dhe unë bëja gjëegjëza me Lalin dhe të tjerët dhe thash që do të bëj premtim më të madh se kjo, po si do e bëjë taksën më poshtë se 0. E bëri, tha do i jap 1 mijë euro në muaj të gjithë biznesit të vogël. Duhet të jesh vërtetë një njeri që të harrosh se si e ke hap dyqanin, se si e mban, si lufton përditë në dyqan që t’ia bësh hallall të djathtës, të gjithë këto të papritura.

Tirana e ka provuar, 4 vite, filluan gropat, dolën plehrat. Shumë njerëz thonë që s’do të kthehet mbrapa. Ore do të hapi bingot, do të vijnë drejtorët e policisë që nxirreshin për kriminelët. Ata gjendeshin zbuluar përballë kriminelëve, i vriste tradhtia. Aty brenda janë hajdutë, të doganave, tatimeve. Nëse ndodh ajo që s’ka për të ndodhur, nëse ndodh që ata të kthehen. Lulit i thotë hajde Gjino kaq e pate ti, e do të dali mbrapa Saliu dhe Iliri bashkë me farën e zezë që është Monika. Luli është dhëndri. Saliu dhe Liken ta kesh krushq për darkë. E ti thuash erdhëm ta marrim gocën. Tirana është në një test të madh karakteri”, u shpreh kryeministri.

ME TE LEXUARAT