Meta sfidon Ramën pulikisht: Nëse merr 71 deputetë, i jap dhe mandatin e Presidentit

Politikë

Meta sfidon Ramën pulikisht: Nëse merr 71 deputetë, i jap dhe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp të mërkurën deklaroi se është i gatshëm të largohet nga detyra nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i Shtetit gjithashtu kërcënoi kryeministrin që të mos prekë votën e lirë pasi do të ketë pasoja.

“Policia të bëjë detyrën. Do të çoj një listë të personave në kërkim, të mbrojtur nga policia.

Shteti i kapur nga mafia të bëjë detyrë. Nuk dua asnjë pikë gjaku dhe loti të derdhet për zgjedhje.

Nëse Rama merr 71 mandate në mënyrë demokratike do t’i jap dhe mandatin e presidentit. Ama nëse prek dhe një votë nuk do të gjejë vrimë ku t’i futet”, u shpreh Meta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion