PS braktisi Komisionin Hetimor, Alibeaj: Përgjërim dhe shtrirje dore, Rama ka vjedhur 25 prillin

Politikë

PS braktisi Komisionin Hetimor, Alibeaj: Përgjërim dhe shtrirje dore,

Pas bojkotit të deputetëve të PS në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat e cilësoi si një strategji për të penguar hetimin e masakrës zgjedhore.

“Nuk e prisja të ndodhte që në mbledhjen e parë duke ditur dhe përgjërimet për shtrirje dore dhe rikthimin e veprimatarisë në parlament.

Ajo që ndodh është bojkot i parlamentit. Rama ka vjedhur mandatet dhe po bën gjithçka të pengojë daljen e të vërtetës.

Ne do ndjekim të gjitha hapat. Jam i vendosur që deri në fund që mungoset pa arsye 3 herë janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre. Dua tu njoftoj se mbledhja tjetër e caktuar, do të jetë të premten ora 10. Është ditë pune ku të gjithë ne të kryejmë detyrimin ndaj kushtetutës. Dritë dhe transparencë për atë qëndodhi në zgjedhjet e 25 prillit”, tha Alibeaj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion