Vodhi 35 mln lekë në kompaninë ku punonte, arrestohet menaxheri

Aktualitet

Vodhi 35 mln lekë në kompaninë ku punonte, arrestohet menaxheri

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për vjedhje në një kompani.

I arrestuari është A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private.

Po ashtu njoftohet  se u procedua në gjendje të lirë J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja me iniciale J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion