"Karriget bosh", PS bojkoton Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

Partia Socialiste ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Hetimit të Zgjedhjeve që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme në orën 15:00.
Sekrtetari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reguar për bojkotin dhe thotë se ky veprim nuk e ndal dot opozitën për të faktuar vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
“Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve.
Edhe pse kërkuar vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin. Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore.
Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit”, tha Bardhi



