Donaldi tregon si u njoh me Bora Zemanin

Showbiz

Donaldi tregon si u njoh me Bora Zemanin

Marrëdhënia e Donald Veshajt dhe Bora Zemanit ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut, por duket se me hyrjen e aktorit të humorit në shtëpinë e “Big Brother Vip”, dyshja janë bërë më të komentuar në median rozë.

Duke qenë se ata kishin një lidhje 2 vite e gjysmë, të cilës i dhanë fund para pak muajsh pa dhënë detaje, të gjithë janë sy e veshë për të mësuar se çfarë fshihet pas vendimit drastik të ish-çiftit.

Mesa duket se ndjenjat nuk janë shuar ende dhe Donaldi, po ashtu dhe Semi, shoqja e ngushtë e Borës po zbulojnë detaje të reja.

Së fundmi, ka qenë aktori i humorit ai, i cili ka rrëfyer si është njohur me moderatoren.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: S’doja të dukesha unë si maniak … edhe e shikoj unë, e shikoj dhe i thoja këtij shokut ‘do e shikosh ti njëherë a po më shikon apo jo’… Unë isha me shoqen time të ngushtë, Borën dhe me një shoqe tjetër të ngushtë sepse jemi 3 shoqe dhe Keli ishte një nga organizatorët që ndihmonte këtë. Ky (referuar Donaldit) ishte me vëllain e vet dhe me Jonidën.

Donaldi: Unë rrija kështu me kurriz dhe bëja sikur po bëja muhabet me këtë shokun, por vetëm shihja Borën në sy. Dhe i thashë këtij shokut ‘plak se më vjen zor që të rri ta shikoj’. Ky kthehet dhe pastaj më thotë: Po të ha me sy.

Semi: Po e njëjta natë… nisemi ne për të shkuar te ky koncerti. Këto ishin përpara dhe më thotë mua Bora që njëri nga këta binjakët është i lidhur me Jonidën. Ai tjetri më pëlqen mua, po nuk po i dalloj dot se cili është, si tip më i lezetshëm domethënë.

Kur ishim aty ky kthente kokën sa herë e këto muhabete, po më sheh, s’po më sheh. Të njëjtën situatë që ky kishte me shokun e vet, unë isha karremi në këtë rast. E njëjta situatë komplet. Edhe Bora më thoshte mua, ‘po më sheh, po më sheh’ po njësoj si Donaldi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion