Protesta e maturantëve/ Reagon Ministrja Kushi: Rishikim i mënyrës së vlerësimit në rast se vështirësia e testit tejkalon parashikimet

Politikë

Protesta e maturantëve/ Reagon Ministrja Kushi: Rishikim i

TIRANË
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka reaguar përmes rrjetit social duke dhënë mbështetjen ndaj maturantëve që kanë protestuar mbi shqetësimin e tyre për testin e matematikës.

Postimi i plotë:

“Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.

Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion