Maturantët lënë Ministrinë e Arsimit, shkojnë te qendra e Shërbimeve Arsimore

Aktualitet

Maturantët lënë Ministrinë e Arsimit, shkojnë te qendra

Tashmë maturantët kanë lënë ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe kanë mbërritur para qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Maturantët kërkojnë ndryshim të pikëve, pra të ulet pragu nga 60 në 50 për të marrë 10, ose në rastin më të keq edhe përsëritja e testit.

Ata shprehën zhgënjimin e madh nga Ministria e Arsimit, pasi sipas tyre dy vitet e fundit ata  nuk kanë bërë mësim në shkolla, si dhe nëse janë paraqitur ka qenë me orar të reduktuar.

Nga qendra e shërbimeve arsimore, drejtorja e saj Rezana Vrapi ka deklaruar rreth gjysmë ore se testi nuk ka qenë i vështirë, por mesatar. Ato kanë pranuar se kanë marrë disa pyetje nga jashtë, se edhe vetë tekstet janë të përkthyera në nivele ndërkombëtare.

Nxënësit shumë të mirë e vlerësonin tezën shumë të vështirë dhe madje ata hedhin akuza e testi ka qenë i gjithi i përkthyer nga jashtë dhe jo i hartuar nga autoriteti në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion