LIVE/ Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve, nis sfida në “Arenën Kombëtare”

Sport

LIVE/ Shqipëria përballë Finlandës në sfidën

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot me Finlandën, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për objektivat e saj në Ligën e Kombeve.

Takimi, që nis në orën 20:45, mund t’i japë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm në garën për vendin e parë në Grupin C1.

Kreu i grupit siguron ngjitjen në një ligë më të lartë, një pozicion më të favorshëm në shortin e kualifikueseve të Europianit, si dhe një mundësi të garantuar përmes play-off-it.

Trajneri Maran pritet të mbështetet te formacioni bazë, me pak ndryshime në krahasim me ndeshjet e fundit. Në portë rikthehet Etrit Berisha, i cili mungoi pas kartonit të kuq të marrë në përballjen e parë me Finlandën.

Një tjetër rikthim i rëndësishëm është ai i Qazim Laçit, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe është sërish në dispozicion të skuadrës.

Në krahun e majtë pritet të aktivizohen Pilo dhe Mitaj, me lojtarin e AEK-ut të pozicionuar më përpara.

Shqipëria synon një rezultat pozitiv për të hedhur një hap vendimtar drejt kreut në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

REZULTATI LIVE
Shqipëri-Finlandë 0-0

MINUTË PAS MINUTE

1′ Nis ndeshja, kuqeiznjtë luajnë ndaj rivalit direkt dhe kërkojnë revanshin pas humbjes në transfertë.

62ee31a2bfd651dc326733ead449bbce.png

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion