Propozimi i Berishës për kapjen e “snajperistit” të Thethit: Qeveria duhet të japë 1 milionë shpërblim për “kokën” e tij

Politikë

Propozimi i Berishës për kapjen e “snajperistit” të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar dhe ngjarjet që po ndodhin në veri të vendit, ku fadromat janë duke “rrafshuar” ndërtimet që janë ngritur në kundërshtim me ligjin.

Nga selia blu, lideri i të djathtëve i ka cilësuar aksionet e ditëve të fundit si në Vlorë, po ashtu dhe në Theth, “perde” për të mbuluar ngjarjen e ditëve më parë në Elbasan, ku flakët për gati një javë dogjën landifillin e mbetjeve në këtë qytet.

Ndërkohë sa i përket pronarit të shtëpizave në Theth, Prek Kodrës, sipas Berishës qeveria duhet të vendosë shumën prej 1 milionë me qëllim për ta kapur.

“Prekë Kodra rezulton si një njeri që kishte marrë përsipër i shtyrë nga Vuçiçi, dhe tani merren me kontejnerët jo me masakrën në Elbasan me djegien e plehrave si në mesjetë. Zhurma që bëhet për Thethin është njëlloj si të përpiqesh të mbulosh megakrimin e tij. Qeveria duhet të vendoste milionin mbi kokën e tij për ta kapur.

Problem që një prokurore nuk lëshoi urdhërarrest për kontejnerët të cilët sipas raportit të policisë, nuk ishin ndërtim me themele, pra nuk plotësonin kushtin ligjor të ndërtimit pa leje”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

 Edi Rama, për të mbuluar helmimin që u bëri qytetarëve të Elbasanit me një zjarr që qyteti që nuk e kishte parë kurrë gjashtëditor, zjarr në të cilin u prodhuan toksinat më të rrezikshme për shëndetin e njeriun, zjarr në të cilin janë prodhuar dioksina dhe shumë lloje toksinash të tjera me pasoja katastrofike, zjarr për të cilin nuk ka asnjë përgjegjësi për Edi Ramën dhe që përbën krimin mjedisor më të rëndë në historinë e vendit, shkon e merret me kontejnerët e një krimineli, i cili sipas dosjes ‘Metamorfoza’ ishte angazhuar për të ekzekutuar kryeministrin e Kosovës.

Dhe për Edi Ramën, nuk ishte ky problemi më kryesor.

Prek Kodra rezulton si njeri që kishte marrë përsipër, i shtyrë nga Vuçiçi apo vëllezërit e Vuçiçit, atë nuk mund ta gjejnë se u njoftua dhe u largua ai.

Dhe tani merret me kontejnerët. Do të merret me krimin mjedisor të disa kontejnerëve dhe jo me gjëmën që i bëri Elbasanit dhe Vlorës me djegien e fushave të plehrave si në Mesjetë.

Informoj qytetarët se zhurma që bëhet për Thethin është njëlloj si të përpiqesh të mbulosh megakrimin e tij.

Qeveria duhej te vendoste milionin mbi kokën e tij për të kapur atë.

Imagjinoni ju, Tirana vrau këtu Ahmet Krasniqin. Po, po. Fatos Klosi me shokë dhe tani na dalin të tjerët, po nga Shqipëria që duan të vrasin kryeministrin e Kosovës.

Dhe problemi është se një prokurore nuk lëshoi urdhër arrest për kontejnerët, të cilët sipas raportit të policisë, nuk ishin ndërtim me themele, pra nuk plotësonin kushtin ligjor të ndërtimit pa leje. Jo!

Dhe policia këtë vendim, që ta dinë qytetarët, këtë vendim të prokurores, nuk e apeloi, nuk e çoi në gjykatë.

E kuptoni ju?

Dhe ka dy ditë që llomotit për të tërhequr vëmendjen e njerëzve nga Elbasani, nga Vlora, për të mashtruar, për të mbuluar krimin e tmerrshëm mjedisor që u krye dhe që ka në themel vjedhjen e shekullit, llamarinën që solli në Elbasan dhe që nuk funksionoi as 3 muaj, zero ndërtimin e djegësit në Tiranë dhe po kështu në Fier.

Pra, u ndala në këto çështje, të cilat janë probleme madhore të Kushtetutës, ligjit dhe drejtësisë.

 

 

ME TE LEXUARAT