Berisha: Rama ka disbursuar me 8.5 milionë lekë kompaninë e Ermal Beqirit

Politikë

Berisha: Rama ka disbursuar me 8.5 milionë lekë kompaninë e Ermal

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur sërish për arrestimin e biznesmenit të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, Ermal Beqiri në Francë. Berisha ka deklaruar se drejtësia nuk sekuestroi pasuritë e tij, por jo vetëm kaq Rama ka disbursuar me 8.5 milionë lekë kompaninë e tij.

Kreu i PD tha se pavarësisht se Beqiri është i akuzuar për vepra të rënda penale vijon të marrë para sepse Rama do që t’i tregojë se roli i tij nuk do të cenohet dhe e akuzoi atë si prestanome të kryeministrit.

“Në Shqipëri krimi dhe shteti janë një dhe të pandarë në dokumente dhe në para. Në kërkim që nga dhjetori i vitit të kaluar, i arrestuar së fundmi në Francë, sepe fluturoi mbi një objekt sekret Ermal Beqiri de facto përfaqësues kryesor i familjes Rmaa në AKSHI-n e Lindave vijon të paguhet me milioan e miliona euro, pavarësisht se ka përvetësuar qindrs miliona euro nga Rama dhe të tijët.

Së fundi Rama urdhëroi dhe ministren e Financace t’i dsibursojë 8.5 milionë euro për t’i treguar Ermal Beqirit se nuk ka urdhër arresti dhe ekstradimi që mund të pengojë rolin etij si prestanome dhe ndërmjetës i Edi Ramës në suksesin e AKSHI-t

Dënoj e forcën më të madhe këtë akt dhe mossekuestrimin e kompanive të tij, organet e drejtësisë nuk kryejnë veprimet që urdhëron ligji. Kompania e Ermal Beqirit është prestanome e Ramës dhe Frangut.

Vijojnë të paguhet miliona e miliona, edhe pse ka disa vepra penale përfshirë edhe atë të organizatës kriminale.

Troplinit hoteli nuk i konfiskohet, por po ndërtohet nga një kompani prestigjoze për ta mbuluar me firma.

Në krye të këtij aktiviteti qëndron Edi Rama me interesat kriminale”, tha Berisha.

 

ME TE LEXUARAT