“Jam e persekutuar politike, më rrezikohet jeta”/ Lihet në burg 32-vjeçarja turke, e dënuar për lidhje me organizatë terroriste

Aktualitet

“Jam e persekutuar politike, më rrezikohet jeta”/ Lihet në

Gjykata e Dhomës Penale në Tiranë, ka lënë në qeli 32-vjeçaren turke Julide Yazici.

Prokurori Francesk Ganaj ka kërkuar “arrest në burg” sepse rezulton e kërkuar, ndërkohë edhe gjyqtari Kujtim Vraniçi ka pranuar ta lërë në burg, raportoi gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

E dyshuara, tha para gjykatës se “Është e persekutuar politike”, pasi sipas saj “ka protestuar kundër Erdogan dhe nëse kthehet, i rrezikohet jeta”.

E reja me profesion mësuese , dyshohet për dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe është arrestuar për llogari të shtetit Turk si e kërkuar.

Yazici rezulton e dënuar me katër vjet burgim për këto vepra, ndërsa i kanë mbetur pa kryer edhe tre vjet 5 muaj e 22 ditë.

Ajo është arrestuar për qëllime ekstradimi dhe u arrestua në Rinas teksa po udhëtonte nga Franca për në Shqipëri. Nga verifikimet në pikën kufitare të Rinasit u konstatua se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja.

Një burim pranë Interpol Ankara i tregoi gazetares Hoxha se para shtatë vitesh e dyshuara ka qentë studente dhe ka marrë pjesë në protestat kundër qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Për këtë ajo kishte marrë azil politik në Francë. Avokati i saj Artan Shllaku deklaroi po ashtu para seancës se do të kërkonte lirimin e menjëhershëm dhe mos ekstradimin e saj, pasi i rrezikohet jeta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion