Truri financiar" i klanit Çopja, Apeli kthen në burg Artemis Stafën! GJKKO e kishte lënë në arrest shtëpie

Aktualitet

Truri financiar" i klanit Çopja, Apeli kthen në burg Artemis

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Artemis (Armis) Stafën, kushëriri i vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Stafa akuzohet nga SPAK se ka pastruar paratë e grupit kriminal Çopja në Elbasan. 

Kujtojmë se në seancën e 11 qershorit, GJKKO vendosi për Stafën ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie". Ndërkohë, shkalla e dytë pranoi ankimimin e SPAK dhe ka shtrënguar masën e sigurisë "arrest në burg". 

Artemis Stada u esktradua nga Dubai në vendin tonë më 11 qershor, për llogari të Prokurorisë së Posaçme. Në vitin 2024, GJKKO i caktoi 36-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Ai akuzohet se ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e vëllezërve Çopja, të dyshuar si të përfituara nga veprimtari kriminale. 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion