Alkooli ju heq patentën përgjithmonë, hyjnë në fuqi rregullat e reja të Kodit Rrugor

Aktualitet

Alkooli ju heq patentën përgjithmonë, hyjnë në fuqi

Një gotë alkool mund t’i kushtojë një shoferi patentën përgjithmonë e ndërsa nëse kapesh dy herë me celular për tre muaj nuk ke të drejtë të kapësh timonin me dorë. Këto janë masat e reja që parashikohen në Kodin Rrugor duke nisur zbatimin që këtë të premte 7 gusht, rregulla të reja që parashikojnë ndëshkime shumë herë më të ashpra.

Në krye të listës sa i takon ndryshimeve janë drejtuesit që janë kapur disa here në gjëndje të dehur. Konkretisht, një shofer që është ndëshkuar më parë për këtë shkelje dhe kapet sërish me mbi 0.5 gramë alkool, patenta i hiqet përgjithmonë dhe nuk mund ta rifitojë përmes autoshkollës.

Dorë të hekurt Kodi Rrugor do të ketë edhe për ata adultë që kapen në timon pa patente. Krahas gjobës së majme, ata do të duhet të presin 1 vit para se të kenë të drejtën për tu regjistruar në autoshkollë për të marrë lejen e drejtimit. Për të miturit situata është edhe më e rëndë. Nëse kapen duke drejtuar automjet pa patentë, ai humbet të drejtën që të pajiset me patent sapo të mbushë 18-vjeç, por rregullat e reja e penalizojnë duke pritur të paktën edhe dy vite të tjera.

Shoferët e rinj për shkak të aksidenteve që janë përfhsirë sidomos kohët e fundit, janë në fokus të Kodit Rrugor. Ata do të jenë më të kufizuar dy vitet e para pas pajisjes me leje drejtimi ku ligji i parashikon atyre zero alkool në timon dhe kufij më të ulët shpejtësie. Për 24 muaj ata do të qarkullojnë në autostrada me maksimumi 90 kilometra në orë, ndërsa në akset e tjera jashtë qendrave të banuara me 80 kilometra në orë. Krahas gjobës, nëse ata nuk zbatojnë rregullat do të përballen me ulje pikësh dhe pezullim të patentës për një muaj.

Por nëse shoferët e rinj brenda një viti përsërisin dy shkelje, kufizimet e shpetjësisë do ti zgjaten edhe për një vit, duke e çuar në total 3 vite. Shpreses se pilotëve të asfaltit që me pagesën dyfish të gjobës do të shpëtojnë patentën i vjen fundi. Nese patenta do të pezullohet, masa do të zbatohet menjëherë dhe shkelësi nuk ka alternativë tjetër, siç parashikohej deri tani që nëse paguan dyfish gjobën nuk ke bllokim të patentës.

Ndërkohë Kodi i ri Rrugor parashikon dhe ashpërsime të masave administrative, sidomos për shoferët që ecin me shpejtësi në zona të banuara apo pranë shkollave, të cilët do të përballen me gjoba të majme nga 20 deri në 60 mijë lekë.

ME TE LEXUARAT