Berisha sulmon sërish kreun e SPAK-ut: Altin Troplini është Irena me pantallona! Fshehu pasurinë

Politikë

Berisha sulmon sërish kreun e SPAK-ut: Altin Troplini është Irena

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për shtyp sot hodhi akuza të rënda edhe ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, për çështjen e pasaportës së Irena Gjokës, duke thënë se “ka nisur hetim pa personin” dhe e cilësoi akt të turpshëm.

Berisha shkoi dhe më tej, duke fyer kreun e SPAK, teksa e quajti “Irena me pantallona”, përveçse prej kohësh i ka vendosur edhe epitetin Altin Troplini.

“Dua të denoncoj para jush aktin e turpshëm të Altin Troplinit, që ka hapur çështje penale pa person për problemin e Irena Gjokës. Ka hapur çështje penale pa person, pa Irenën, në përpjekje të turpshme, për të nxjerrë se Irena është viktimë, se i kanë marrë pasaportën.

Imagjinoni se çfarë llumi ka këtu, profesional dhe njerëzor, me firmë e vulë ajo ka autorizuar me noter avoketërit për t’u marë me çështjet e saj në Greqi, kurse Dumani hap çështje pa person. Sepse vetë është Irenë me pantallona, Dumani vetë është Irena me pantallona”, tha ai.

Berisha e akuzoi Dumanin edhe për fshehjen e pasurisë.

“Ka çështje pasurish, i ka fshehur, me tre apartamente dhe banon te vjehrri vetë. Siç e shihni, një kalbësirë mafioze e shtetit dhe narkoshtetit, po dekompozohet”, vijoi Berisha.

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion