Pretendimet për krime zgjedhore, PPE pranon kërkesën e Berishës! Ja çfarë pritet të ndodhë

Politikë

Pretendimet për krime zgjedhore, PPE pranon kërkesën e

Partitë Popullore Europiane (PPE) kanë vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi.

Vendimi erdhi pas kërkesës së kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili kërkoi ndihmën e PPE-së dhe partive simotra gjatë fjalës së tij në asamblenë politike të PPE-së në Bruksel, për të dërguar një mision faktmbledhës në vendin tonë.

Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, deklaroi: “Vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë.

Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona që të bëjmë një mision në Shqipëri”.

Kërkesa e Berishës erdhi pasi ai deklaroi në Asamblenë Parlamentare të PPE-së se PD dispononte mijëra dokumenta që faktonin lidhjen e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës dhe ndërhyrjen e kriminelëve në procesin zgjedhor të 11 majit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion