Shqiptari humb jetën në Itali teksa punonte, kush është 64-vjeçari që u përplas nga makina? (Emri)

Bota

Shqiptari humb jetën në Itali teksa punonte, kush është
Një punëtor 64-vjeçar shqiptar, Hashim Mehmeti, ka humbur jetën si pasojë e një aksideti të rëndë të ndodhur në segmentin Messina–Catania, në Itali.

Ai punonte për një kompani ndërtimi dhe ndodhej në kantier duke kryer punime mirëmbajtjeje në nyjet e zgjerimit të një ure, kur u përplas nga një automjet që po qarkullonte në autostradë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Mes pistave që po shqyrtohen është mundësia që drejtuesja e automjetit të mos ketë vënë re ngushtimin e karrexhatës ose të ketë devijuar papritur për të shmangur një automjet tjetër.

Pavarësisht se ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, 64-vjeçari shqiptar ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet e tragjedisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion