Humbja në 11 maji/ Berisha nuk dorëzohet, zbulohet mesazhi që i ka dërguar demokratëve! Ja hapi që do marrin!

Politikë

Humbja në 11 maji/ Berisha nuk dorëzohet, zbulohet mesazhi që i

Disa prej kandidatëve në listat e hapura të Partisë Demokratike i janë drejtuar me ankimime KQZ-së dhe KAS-it, ku kërkojnë rinumërimin e votave preferenciale, pas konstatimeve për tjetërsimin e tyre.  Por, kërkesat e tyre janë rrëzuar pasi u duhet t’u japë aprovimin me firmë edhe partia.

Së fundmi, në media është publikuar një mesazh i Sali Berishës, i cili u a ka dërguar në WhatsApp, ku iu bën me dije se për efekt ligjor partia do të mbështesë çdo kërkesë të tyre në KQZ. Sipas tij, transparenca e plotë është standard i PD-së.

Humbja në 11 maji/ Berisha nuk dorëzohet, zbulohet mesazhi që i

“Të nderuar drejtues politikë të qarqeve dhe kryetarë të degëve të PDSH.

Çdo kandidat/e për deputet të koalicionit PD-ASHM, që për efekte ligjore i nevojitet mbështetja e partisë për çdo kërkesë që paraqet, kamera, verifikime, rinumërime, etj, do të mbështetet pa asnjë hezitim nga partia! Ju rikujtoj se transparenca e plotë është standard i PD-së dhe koalicionit tonë! Përshëndetje, Sali Berisha", shkruhet në mesazh.

ME TE LEXUARAT