Po udhëtonin me autobus drejt Shkodrës/ Policia identifikon 10 emigrantët e paligjshëm, arreston shoferin dhe faturinon

Aktualitet

Po udhëtonin me autobus drejt Shkodrës/ Policia identifikon 10

Një tjetër rast i transportimit të emigrantëve të paligjshëm është identifikuar sot në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Rajonale të SHÇBA Shkodër-Lezhë dhe DVP Lezhë janë vënë në pranga 2 persona që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen një automjet, disa bileta udhëtimi dhe dy aparate celular.
Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me SHÇBA-në, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative së me një mjet autobus po transportoheshin emigrantë të paligjshëm në drejtim të Shkodrës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+” është bërë lokalizimi dhe ndalimi i mjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin autobus me drejtues shtetasin Gj. L. dhe faturino shtetasin A. A., u konstatuan 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, të cilët po transportoheshin në drejtim të Shkodrës, kundrejt fitimit.
Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë u bë arrestimi i shtetasve: Gj. L., 54 vjeç dhe A. A., 31vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, disa bileta udhëtimi dhe 2 aparate celular.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion