Policia shkon ta arrestojë, ish-shefi i operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Aktualitet

Policia shkon ta arrestojë, ish-shefi i operacionales Oltion Bistri nuk
Policia nuk e ka ekzekutuar ende vendimin e Apelit të GJKKO për ish-shefin e operacionales Oltion Bistri. Sipas informacioneve Bistri nuk është gjetur në banesë nga forcat e policisë. 

Apeli i Posaçëm e dënoi ish-shefin e Operacionales një ditë më parë me 11 vite burg për dosjen "Metamorfoza", që me gjykim të shkurtuar shkon në  7 vite e 4 muaj burg, por sipas përllogaritjeve që kanë bërë prokurorët e SPAK i kanë mbetur për të kryer 3 vite, 10 muaj e 14 ditë burg. 

Një ditë më parë Apeli e shpalli fajtor edhe për veprat penale korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa shkalla e parë në 2025 e kishte dënuar vetëm për zbulimin e akteve apo të dhënave sekrete. Vendimi riktheu edhe konfiskimin e pasurive të tij, 3 apartamente dhe 2 dyqane, si dhe 1 milion euro në cash.

Oltion Bistri u arrestua më 27 korrik të vitit 2023, dhe qëndroi në qeli deri më 18 nëntor të vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëroi lirimin e menjëhershëm, pasi koha e dënimit rezultoi të ishte shlyer në paraburgim, ku ai qëndroi afro 2 vjet e 4 muaj, të cilat i llogariten në 3 vjet e 6 muaj. 

Dosja “Metamorfoza” nxori në dritë lidhjet e biznesmenit të kazinove Pëllumb Gjoka me drejtues policie dhe anëtarë të grupit të Bajrave në Shkodër. Ish-kreu i Operacionales, Oltion Bistri e paralajmëronte Gjokën për kontrollet e policisë dhe e siguronte se kazinoja e tij në Tiranë do të mbetej e paprekur. Dosja zbuloi edhe përfshirjen e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita i dënuar në shkallë të parë për nxjerrje të të dhënave sekrete dhe dy episode korrupsioni pasiv.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion