U dhunua me shufër hekuri nga shqiptari, polici grek: Nuk ndalonte

Ka folur për herë të parë polici grek i cili u dhunua nga fermeri shqiptar një vit më parë. Ai ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur në plazhin e Paxos, ku pa kuptuar, u godit në kokë.
“Më goditi në kokë me një shufër hekuri. Edhe pse rashë në tokë, ai vijoi që të më godiste edhe pesë herë të tjera. Ndërsa po ecja në breg pashë një hije. Pastaj çdo gjë mu errësua dhe u përmenda në tokë. U zgjova i mbuluar nga gjaku dhe kisha shumë plagë në fytyrë. Kishte si qëllim të më vriste,” tha ai.
Një ditë më parë, një Gjykatë në Greqi dënoi shqiptarin me 9 vite burg. Për gjykatën, autori tha se arriti në këtë veprim pasi kishte një sherr personal me policin. Ai tha se ky i fundit e ka arrestua pa të drejtë para disa kohësh, por ky pretendim nuk u konfirmua.


