Aksident në autostradën e Elbasanit, plagosen nënë e bijë! Çfarë ndodhi në zonën e Dopajt?

Aktualitet

Aksident në autostradën e Elbasanit, plagosen nënë e
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Elbasan, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, në zonën e Dopajt, në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident është përfshirë një automjet, ku si pasojë kanë mbetur të plagosura dy persona, nënë e bijë, të cilat udhëtonin në të njëjtin mjet.

Menjëherë pas aksidentit është kërkuar ndihma e shërbimeve të emergjencës, ndërsa dy të plagosurat janë marrë nën kujdesin e personelit mjekësor. Fatmirësisht, mësohet se ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet përkatëse për të dokumentuar rastin dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në aksident.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa pritet që në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me dinamikën e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion