SPAK thërret Berishën dhe dhëndrin e tij për gjyqtaren Irena Gjoka, dyshime për fshehjen e dënimit në Greqi

Politikë

SPAK thërret Berishën dhe dhëndrin e tij për gjyqtaren Irena
Kreu i PD-së Sali Berisha do të mbërrijë në SPAK sot më 12 nëntor, pasi do të pyetet në lidhje me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka.

Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë thirrur që të dëshmojnë, në cilësinë e kallëzuesve.

Prokuroria ka vijuar veprimet hetimore ndaj gjyqtares Irena Gjoka, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të mos pranuar kërkesën e SPAK për mbylljen e hetimeve. Gjykata vendosi që dosja të rikthehet për plotësimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të tjera procedurale.

Çështja ndaj Gjokës lidhet me dyshimet për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, pasi pretendohet se në të nuk është deklaruar një dënim i marrë më herët nga gjyqtarja në Greqi.

 Irena Gjoka është gjyqtarja e GJKKO-së që ka shqyrtuar dhe firmosur vendime për kërkesat e SPAK në kuadër të dosjes “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion