Partia Demokratike fiton në Has, 2105 vota më shumë se PS
Lajmifundit
/
26 Prill 2021, 10:28
Politikë

Ka përfunduar numërimi në Has të Kukësit, ku kryeson bindshëm Partia Demokratike. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në rezultatin zyrtar të raportuar, ka bërë me dije se Partia Demokratike ka arritur të marrë 4776 vota.
Partia Socialiste, sipas KQZ, ka marrë 2671 vota, 2105 vota më pak se PD. Aktualisht, në rang vendi, fituese është Partia Socialiste, me 77 mandate të fituara. Ndërkohë PD, në mbi 1600 kuti të numëruara, ka marrë 56 deputetë.


