Update/ Numërohen 1665 kuti në rang vendi, kryeson me 50.4% PS, ndiqet nga PD-LSI me 46.6%

Politikë

Update/ Numërohen 1665 kuti në rang vendi, kryeson me 50.4% PS, ndiqet

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve ka updetuar numërimin e votave në rang vendi. Mësohet se aktualisht janë numëruar 1665 kuti, nga 5199 të tilla në total. Sipas KQZ, vijon të kryesojë Partia Socialiste, me një rritje 2% nga raporti i një ore më parë. KQZ bën me dije se PS numëron 50.4%, të votave, ndërkohë që Partia Demorkatike dhe Lëvizja Sociale për Integrim, numërojnë 46.6%. PSD ka 2%.


Aktualisht numërimi ka përfunduar në disa bashki të vogla, ku fituese është shpallur PS. Gjithashtu, ka përfunduar numërimi në njësinë nr 10 në Tiranë, ku fituese ishte PS.

ME TE LEXUARAT