Paloka ironizon Bashën: Nëse 95 % e demokratëve të mbështesin, ndale përçarjen

Politikë

Paloka ironizon Bashën: Nëse 95 % e demokratëve të

Edi Paloka, një prej mbështetësve që ka dalë hapur që në ditën e parë ndaj Sali Berishës, i është kundërpërgjigjur Lulzim Bashës, me këtë të fundit që tha se ka mbështetjen e 95% të demokratëve. Këtë deklaratë e ka komentuar me ironi Paloka, ku i kërkon që të kërkojë votëbesimin për aq kohë sa është i sigurt që gëzon këtë mbështetje dhe sipas tij kjo do të ndihmonte që t'i jepte fund edhe përçarjes së demokratëve.

"Lul! Nëse ke bindjen se 95% e demokratëve të mbështesin, atëherë na e hiq këtë siklet ku na ke futur të gjithëve . Mos jep dorëheqje , nëse ke bindjen që ke vepruar drejte dhe për këtë ke mbështetjen e 95% të demokratëve , kërko  votëbesimin e tyre dhe ndale përçarjen që po thellohet çdo ditë e më shumë prej vendimit tënd personal të 9 shtatorit !

Nëse 51 % e jo 95 % e demokrateve të mbështesin, ke gjithë legjitimitetin të vazhdosh në krye të PD e të gjithë demokratët kane detyrimin të bashkohen për të bërë betejën me atë që është armiku jo vetëm i demokratëve po i gjithë shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramën! Po për këtë, pas situatës që është krijuar, më parë duhet të marrësh votëbesimin e demokratëve. Vota e atyre që përfaqësojmë  duhet të vendosë për të gjithë ne", shkruan Edi Paloka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion