Yuri Kim takon Kodhelin dhe Alizotin: Partneriteti me SHBA-në i tejkalon partitë

Politikë

Yuri Kim takon Kodhelin dhe Alizotin: Partneriteti me SHBA-në i tejkalon

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri është takuar ditën e sotme me drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, kryetaren Mimi Kodhelin dhe zëvendësin Tomor Alizoti. Lajmi është bërë me dije nga ambasada e SHBA në Shqipëri.

Në një status në profilin e saj zyrtar, ambasada zbulon edhe fokusin e diskutimeve mes palëve, për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

“Ambasadorja Kim u takua sot me drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, Kryetaren Mimi Kodheli dhe Zëvendës Kryetarin Tomor Alizoti. Ata diskutuan rrugën në vijim për forcimin e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për vendimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të ofruar përkohësisht një strehë të sigurtë për qytetarët e shpërngulur afganë. Ajo përsëriti gjithashtu mbështetjen e SHBA për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke theksuar deklaratat e fundit të Sekretarit Blinken, ku ai bën thirrje për hapjen e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur.

Ambasadorja Kim, Kryetarja Kodheli dhe Zv. Kryetari Alizoti ranë dakord për të punuar ngushtë së bashku për të çuar përpara zbatimin e reformës në drejtësi; forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe aftësive të Shqipërisë si anëtare e NATO-s; dhe rritjen e tregtisë dhe investimeve midis dy vendeve tona. Ata ranë dakord se, qoftë në Tiranë apo Uashington, rëndësia e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë i tejkalon politikat partiake”, thuhet në postim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion