“Nuk është e lehtë”! Hapja e të gjithë grupkapitujve, mesazhi i kryeministrit Rama: Mblodhëm frytet e para të punës

Politikë

“Nuk është e lehtë”! Hapja e të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar skuadrën e negociatave me BE, që drejtohet nga Majlinda Dhuka dhe Adea Pirdeni.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se sot u mblodhën frytet e punës së tyre, pasi u hapën të gjithë grupkapitujt.


Rama i falënderoi të gjithë për punën e tyre, që sic tha ai “nuk është e lehtë”.

Kryeministri Edi Rama: Kjo është pjesë e skuadrës së negociatave që drejtohen nga këto dy zonja, Majlinda dhe Adea, dhe që sot ishin të pranishëm në mbledhjen e fryteve të para të punës së tyre, pasi u hapën të gjithë kapitujt dhe dua t’i falënderoj me respekt dhe admirim të gjithë negociatorët dhe qindra të tjerët që nën drejtimin e tyre, e bëjnë krenare Shqipërinë këtu në Bruksel, dhe nuk është e lehtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion