U gjet në rrugë dhe u dërgua në spital, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë. Muaj më parë u vetëhodh nga ballkoni i shtëpisë

Aktualitet

U gjet në rrugë dhe u dërgua në spital, ndërron

Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Korçës mëngjesin e sotëm.


Mësohet se 40 vjeçari Ledion Meçollari është gjetur ditën e djeshme në rrugë dhe është dërguar në urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve, ai ka qenë në gjendje të dehur pasi ishte përdorues i alkoolit dhe lëndëve narkotike po ashtu.

Mëngjesin e sotëm gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Kujtojmë se një muaj më parë, 40 vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij.

Kjo tentativë vetëvrasje është bërë në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes së tij. Viktima mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet që shkak i vdekjes të jetë bërë alkooli dhe lëndët narkotike që përdorte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion