Hapja e grupkapitullit të fundit me BE, Marta Kos: Shqipëria frymëzim për shtetet e Ballkanit

Politikë

Hapja e grupkapitullit të fundit me BE, Marta Kos: Shqipëria

Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos po zhvillojnë një konferencë të përbashkët në Bruksel, në kuadër të konferencës së 7 ndërqeveritare Shqipëri- BE

Kos e cilësoi Shqipërisë si një vend që duhet marrë shembull nga shtetet e tjera të Ballkanit, s i përket përparimit të vendit në rrugën drejt anëtarësimit me çeljen e të gjithë grupkapitujve në kohë rekord.


“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë por edhe për BE, sepse sot tregon se BE-ja ofron rezultat dhe Shqipëria do të mbështetet në të ardhmen. Ky rezultat nuk mund të ishte pa angazhimin dhe mbështetjen. Jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipërinë në BE. Reformat e BE-së sjellin ndryshime në sistemin ekonomik Shqiptar duke e bërë atë vërtet evropiane.

“Kjo është shtëpia juaj e re”/ Marta Kos: Ndihem si ambasadorja e katërt e Shqipërisë në Bruksel
Ju jeni frymëzim për shumë shtete të Ballkanit Perëndimor. Çelja e grupkapitujeve është një sukses u jashtëzakonshëm, por mbyllja e tyre është një çmim real.  Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme. Ju keni mbështetjen më të gjerë publike nga të gjitha vendete kandidate. Më shumë se 95% e4 qytetarëve shqiptarëve e shikojnë veten në Bashkimin Europian. Qëllimi ynë është që të sigurohemi që Shqipëria është gati për të integrimin në Bashkimin Europian.”- tha Kos.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion