"Mos u frikëso që je 77 vjeç", kuksiani "shkrin" së qeshuri Berishën

Politikë

"Mos u frikëso që je 77 vjeç", kuksiani

Gjatë foltores së Sali Berishës me demokratët në Kukës, nuk kanë munguar as batutat e qytetarëve. Një prej tyre, teksa foli me superlativa për ish-kryeministrin, në fund i uroi atij pleqëri të mbarë. Ai i tha Sali Berishës që të mos frikësohet për moshën, pasi Joe Biden është më i madh se ai.

Qytetari: Je i votuar edhe nga fëmija 2 vjeçar. Ne të falënderojmë, të urojmë pleqëri të mbarë. Ti mos u frikëso se je 76 vjec.

Berisha:  77

Qytetari: Doja te ta ulja nje vit. Joe Biden është 88, i thonë 11 vjet je prapa Joe Bidenit. Ti shëndetin e ke, forcën e ke, mendjen e ke dhe ne kemi shpresën e madhe tek ty.

Berisha: Ka ndodhur një gjë e tmerrshme me ish-kryetarin. E ka kapur një frikë e tmerrshme nga ju. Merr vendime nga zyra nga frika.

Së fundi tha përjashtova edhe Flamur Nokën. Dy gjëra do u them, në mënyrë absolute, asnjë prej jush, as unë dhe as kërkush nga ju, nuk i ka faj për frikën që i ka hyrë. E ka vetë. Vetë është peng, i pashpresë. Është edhe peng edhe i pashpresë. Nuk kërkohet besë tek besëthyeri. A mund të jetë zot shtëpie ai që ka frikë nga burrat dhe gratë e shtëpisë. Ai duhet të ikë sa më parë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion