Meta reagon nga burgu, Monika Kryemadhi lexon “live” statusin e ish bashkëshortit

Ndërsa Ilir Meta ka reaguar nga burgu 313 me një status në rrjete sociale, Monika Kryemadhi është filmuar në sallën e Kuvendit duke lexuar live reagimin e ish bashkëshortit të saj.
Ajo është filmuar që në hyrje të parlamentit ku pati dhe një pronocim të shkurtër për gazetarët, më pas është pozicionuar në Kuvend e ulur e vetme duke ndjekur seancën e cila u zhvillua mes zhurmash dhe tencionesh.
Ilir Meta tashmë i ndodhur prej disa ditësh në burgun 313, i arrestuar me urdhër të SPAK, ka bërë një reagim të gjatë prej 4 faqesh ku flet mbi arrestimin e tij dhe gjithë kalvarin e akuzave që rëndojnë mbi të dhe ish bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.


