Kush është “peshku” i madh në telefonin e Kryemadhit? Ja si përgjigjet deputetja

Politikë

Kush është “peshku” i madh në telefonin e Kryemadhit?

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për media jashtë seancës plenare, ku komentoi edhe deklaratën e Berishës.

Berisha në një deklaratë u shpreh se Kryemadhi i ka kërkuar Altin Dumanit që të fshinte mesazhet me Edi Ramën.

“Ndaj këtu përballë ju bëj apel zonjës Kryemadhi e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Duman të fshijë të gjitha komunikimet e saj me Edi Ramën, të njoftojë shqiptarët, të informojë shqiptarët për ‘peshqit e mëdhenj’, të informojë. shqiptarët me ç'rast i keni dorëzuar Edi Ramës 460 mijë euro”, tha Berisha.

Kryemadhi tha se deklarata e Berishës nuk është e vërtetë, teksa tha: “Mos e ka fjalën për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi”.

“Kush ja ka paguar kurimin e djalit në Amerikë dhe sa i ka kushtuar? E dyta, nuk është e vërtetë, doktorit do ja kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama, mos u shqetësoni”, tha Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT