Von der Leyen: Dërgimi i ushtarëve të Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainë, kërcënim për paqen botërore

Aktualitet

Von der Leyen: Dërgimi i ushtarëve të Koresë së Veriut

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar një bisedë me Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.

Në këtë takim ata diskutuan për sigurinë dhe mbrojtjen e vendeve, të shpallur në Samitin BE-Kore në maj të 2023 në Seul.

Von der Leyen u shpreh se fillimi i këtij bashkëpunimi është më në kohë se kurrë, pasi për herë të parë trupat e Koresë së Veriut po vendosen për të mbështetur luftën agresive të Rusisë.

Ndërkohë më tej Von der Leyen theksoi se dërgimi i ushtarëve të Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës është një kërcënim për paqen botërore.

“Koreja e Veriut po ofron gjithashtu ndihmë gjithnjë e më vdekjeprurëse për Rusinë, e cila sinjalizon një përshkallëzim të rëndësishëm të luftës kundër Ukrainës dhe kërcënon paqen botërore”, tha presidentja e Komisionit Europian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion