Leli ironizon sulmet e Ramës: Le ta marrim si promovim pozitiv për Vlorën

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka folur për çështjet më “të nxehta” politike për Vlorën.
Teksa u pyet nga gazetari i ABC News për sulmet dhe zërat kundër tij, Leli e kaloi me sportivitet duke u shprehur se i ka marrë si një promovim pozitiv për qytetin e Vlorës.
Pyetje: Duke qenë se ka pasur një lloj hatërmbetje me ju, nuk e di çfarë ka ndodhur, por sa herë bëhet fjalë për Vlorën, dukesh si tabelë qitje?
Leli: Shiko. Le ta marrim si promovim pozitiv të Vlorës. Se në fund një lloj targetimi është. Duhet të shikojmë më tepër gjëra pozitive. Promovon më tepër qytetin. Ka pjesët e veta. Jemi këtu për të shijuar të bukurat e Vlorës.
Kujtojmë se kohët e fundit ka patur një përplasje mes Edi Ramës dhe kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, e cila nisi me refuzimin e këtij të fundit për të kandiduar për zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e PS, duke u pasuar më pas nga përplasjet për mbledhjen me anëtarët e Këshillit Bashkiak.


