Tjetër risi në Rinas, vendoset aparatura, si ta merrni kartën e imbarkimit pa krijuar radhë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka sjellë një risi të re teknologjike në shërbim të udhëtarëve duke vendosur kabinën elektronike e cila ju mundëson marrjen e kartës së imbarkimit me anë të skanimit të pasaportës, pa pasur nevojë për të pritur në radhë.
Marrja e kartës e cila printohet pas skanimit të pasaportës, ju krijon mundësinë që pa vonesë, ti drejtoheni kontrollit të sigurisë për të vijuar më pas drejt "gate"-s ku niset avioni juaj përmes udhëzimeve që merrni për fluturimin tuaj në monitorët informues të aeroportit.
Njoftimi nga TIA:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Skanoni pasaportën dhe merrni menjëherë kartën tuaj të imbarkimit për një udhëtim më të lehtë!
Kujdes: Pasaportat me vlefshmëri nën 180 ditë nuk lejojnë printimin e kartës së imbarkimit.
Kjo teknologji e re thjeshton check-in-in, redukton kohën e pritjes dhe ofron komoditet maksimal për të gjithë pasagjerët!
Për më tepër, shikoni videon për të mësuar procedurat!
Përvec zgjerimit të ambienteve të shërbimit, investimeve në infrastrukturë, linjave të reja dhe futjes së operatorëve të rinj që kanë sjellë uljen e cmimit të biletave dhe zgjerimin e destinacioneve të udhëtimit, skanimi i pasaportave për biletën e imbarkimit është një tjetër risi që sjell Kastrati Group në aeroportin e Rinasit.