Kërkoi kthimin e apartamentit te “Kodra e Diellit”, Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin

Politikë

Kërkoi kthimin e apartamentit te “Kodra e Diellit”, Gjykata e

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Monika Kryemadhit për kthimin e apartamentit te “Kodra e Diellit”, e cila është sekuestruar.

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Kryemadhit, e cila kërkonte rrëzimin e dy vendimeve të Shkallës së Parë dhe të Apelit të GJKKO për sekuestron e vilës.

Në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit hoqi sekuestron për vilën e nënës së Kryemadhit, po tek rezidenca Kodra e Diellit në Tiranë.


Vila iu rikthye Fatime Kryemadhit në Apelin e GJKKO, ndërsa në Shkallën e Parë ishte pranuar kërkesa e SPAK për sekuestrimin e dy vilave.

Ndaj Kryemadhit rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, në çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA, ndërsa ka nisur edhe hetim pasuror. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion