Gara për PD, Xhelal Mziu fushatë për Bashën: Nesër vjen në Dibër...

Politikë

Gara për PD, Xhelal Mziu fushatë për Bashën: Nesër vjen

Në garën për postin e kryetarit të PD-së për 4 vitet e ardhshme, Lulzim Basha nesër do të jetë në Dibër. Drejtuesi politik i këtij qarku për PD në zgjedhjet e 25 Prillit, Xhelal Mziu përmes një postimi në Facebook fton demokratët që të mos mungojnë nesër paradite.

“Të dashur bashkëqytetarët e mi Dibranë! Nesër ditën e shtunë datë 29.05.2021 ora 10.30 tek pallati i kulturës Peshkopi zhvillohet një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë zotin Lulzim Basha.

Janë të ftuar për të marrë pjesë struktura politike, anëtarë e simpatizant të PD të degës Dibër, intelektual, biznesmenë, të rinj e të reja dhe çdo qytetare e qytetarë Dibranë. Ju mirëpresim” shkruan Mziu.


Në garë për zgjedhjet e 13 qershorit për kreun e PD-së janë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion