Trafik droge dhe pastrim parash, arrestohen shqiptarët në Britani, sekuestrohen mbi 400 mijë paund
Lajmifundit
/
28 Maj 2021, 19:09
Bota

Dy shqiptarë në Britaninë e Madhe janë arrestuar dhe akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash.
Në pranga kanë rënë shtetasit Altjon Gjoni, 38 vjeç dhe Bejar Cozminca, 30 vjeç. Policia, në banesën e shqiptarëve ka gjetur mbi 400 mijë paund, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.
Oficerët e policisë kanë sekuestruar 200 mijë paund në një banesë të shqiptarëve dhe 200 mijë në tjetrën.
Paratë ishin të ndara, paketuara dhe të ngjitura në formë blloku.


