“Fond garancie 50 milion euro ”, Rama të rinjve: Mos e neglizhoni votën në 25 prill

Politikë

“Fond garancie 50 milion euro ”, Rama të rinjve: Mos e

E diela elektorale e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, iu dedikua të rinjve të cilët përmes qendrës TUMO në kryeqytet janë angazhuar në trajnimet e teknologjisë së lartë kompjuterike.

Rama: 150 start up-e vetëm me fondin e vënë në dispozicion të sfidës së inovacionit nuk janë pak. Ashtu sikundër nuk janë pak, edhe të gjitha përpjekjet e bëra nga disa prej jush, për të shkuar përtej rrethit të aktivitetit të tyre, siç është rasti i Orit që është angazhuar në këtë proces fantastik të aksesimit dhe trajnimit të të rinjve të tjerë, për t’u bërë gati për botën e re.

Përmes Planit tonë të Veprimit 2021-2025 të vendosim një fond garancie sovrane për gjithë ata që janë të përfshirë në këtë botë dhe që e dëgjova është nga dikush prej jush, që kanë problem me institucionet financiare. Një fond garancie prej 50 milionë eurosh, i cili të lehtësojë në mënyrë të ndjeshme aksesin tuaj në financimin e aktivitetit.

Ne kemi përcaktuar në Planin tonë të Veprimit, dy programe të rëndësishme kombëtare, njëri është inovacioni dhe ekselenca në IT dhe tjetri është inovacioni dhe ekselenca në manifakturë.

Rama i ftoi të rinjtë mos ta nënvleftësojnë votën e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion