Deputetja e Albin Kurtit kundër qeverisë shqiptare: Korrupsioni dhe krimi i organizuar ju ka zënë frymën, bëni ndryshimin

Kosovë&Rajon

Deputetja e Albin Kurtit kundër qeverisë shqiptare: Korrupsioni dhe

Ndonëse ka vetëm pak javë që ka marrë detyrën e re, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Fitore Pacolli duket se ka gjetur kohën për t’u angazhuar në fushatën zgjedhore të Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thotë se krimi i organizuar dhe korrupsioni po i marrin frymën Shqipërisë, ndërsa bën thirrje të votohen kandidatët e Vetëvendosjes, të cilët në zgjedhjet e 25 prillit janë tre.

Ajo gjithashtu ka kundërshtuar ndërtimin e dy hidrocentraleve, ku dhjetra banorë të zonës së Mirditës protestuan sot kundër. Mes 33 të shoqëruarve nga policia për organizim të paligjshëm të protestave, 18 ishin aktivistë të Vetëvendosjes.

Shkrimi i plotë:

Qytetarët e Shqipërisë kësaj radhe mund të vendosin #KrejtTjetër. Korrupsioni e krimi i organizuar u ka zënë frymën.

Sot qenkan arrestuar aktivistët që tentuan të ndalojnë zaptimin e radhës së lumenjve.
Lumi i Thirrës është e mirë publike jo pronë e oligarkëve që ua kanë mësyrë edhe atyre pak pasurive të pakta natyrore që kemi. Uji për pije dhe ujitje është e drejtë garantuar me konventa ndërkombëtare.

Hidrocentralet e vogla janë mashtrimi më i  madh që qeveritë e korruptuara të rajonit i kanë prezantuar qytetarëve të tyre. Hidrocentralet e vogla nuk janë projekte nga të cilat përfitojnë komunitetet. Nga hidrocentralet e vogla kanë përfituar vetëm qeveritarët e oligarkët. Ndërsa komunitetet kanë mbetur pa lum, pa ujë për pije, e pa ujë për ujitje. Tani shembuj të tillë kemi shumë në Kosovë e Shqipëri, në Maqedoni e Mal të Zi, në Bosnje e Serbi.

Aty ku sot ka hidrocentral nuk ka banorë që dikur popullonin zona të tëra. Nuk ka as florë e faunë. Shqipëria sikur nuk e ka ndër mend të ndalet po vazhdon shkatërrimin nga Valbona e deri në Vjosë.

Ne në Kosovë do të shpëtojmë ata lumenjë që na ka mbetur e do të restaurojmë aq sa mundemi ata që tashmë na i kanë shkatërruar.

Kosova e bëri ndryshimin!

Ndjek rrugën e Kosovës Shqipëri!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion