Acarohet konflikti! Rusia dërgon tanke në Krime, vritet një ushtar ukrainas

Bota

Acarohet konflikti! Rusia dërgon tanke në Krime, vritet një

Autoritetet në Ukrainë thonë se një ushtar është vrarë gjatë sulmeve separatiste të mbështetur nga rusët, të intensifikuara gjatë ditëve të fundit në jug të vendit.

Sakaq, mediat vendase raportojnë se Rusia ka dërguar drejt Krimesë qindra tanke dhe armatime të rënda këtë fundjavë.

Gjatë këtij viti, 27 ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë përplasjeve me separatistët. Kremlini mohon të ketë dërguar trupa në kufi, por autoritetet ukrainase druhen se ushtria ruse mund të veprojë nëse ukrainasit tentojnë të marrin nën kontroll qytetet e kontrolluara prej separatistëve.

ME TE LEXUARAT