Detaji i padëgjuar i telefonatës, Trump mirëpret kërkesën e Putin për një lojë hokej

Politikë

Detaji i padëgjuar i telefonatës, Trump mirëpret

Me kalimin e orëve një tjetër detaj ka dalë në dritë për telefonatën mes Trump dhe Putin. Presidenti amerikan mbështet idenë e homologut nga Rusia për zhvillimin e ndeshjeve Hokej në Akull mes ekipeve përfaqësuese të vendeve.

Këtë e konfirmon Kremlini përmes zëdhënësit Dmitry Peskov. Rusia është përjashtuar nga kompeticionet ndërkombëtare të Hokejt në Akull pasi nisi një luftë për pushtimin e Ukrainës 3 vite më parë, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë në deklaratën pas bisedës telefonike, nuk e ka përmendur në asnjë rresht mundësinë për një ndeshje Hokej, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk po u përgjigjet interesimit për një koment.

Siç dihet, Putin është një tifoz i zjarrtë i sportit të Hokejt në Akull, ndërsa vazhdimisht merr pjesë në ndeshje miqësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion