Telefonata ishte “një dështim”, ministri gjerman i mbrojtjes: Putini po luan, Trump nuk arrin ta shohë

Bota

Telefonata ishte “një dështim”, ministri gjerman i

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë e artikuloi hapur mendimin për telefonatën e shumëpërfolur mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin: Për Boris Pistorius, ajo ishte “një dështim”. “Asgjë nuk ndryshoi”, u shpreh ai për programin gjerman ZDF-Morgenmagazin.

“Sulmet ruse ndaj infrastrukturës ukrainase nuk u zbutën aspak pas kësaj telefonate të madhe”, shtoi Pistorius. “Putini është duke luajtur një lojë dhe jam i sigurt se presidenti amerikan nuk do të jetë në gjendje të shohë për një kohë të gjatë pa reaguar”, ishte komenti i ministrit gjerman.

Donald Trumpi e përshkroi si “shumë të mirë dhe produktive” bisedën e tij me kreun e shtetit rus, dhe një koment nga Shtëpia e Bardhë foli për fillimin e një “armëpushimi në drejtim të energjetikës e infrastrukturës”.


E megjithatë, vetëm pak orë më vonë, forcat ruse nisën një raund të ri sulmesh ajrore në Kiev dhe rajone të tjera. Pistorius mendon se qëllimi i Putinit është të dobësojë më tej Ukrainën dhe të lejojë trupat ruse që të riarmatosen e të grumbullohen përgjatë vijave të frontit.

Boris Pistorius është një politikan kyç në Partinë Social Demokrate të Gjermanisë, dhe pritet të luajë një rol të madh në koalicionin e ardhshëm të qeverisë së udhëhequr nga konservatorët e Friedrich Merz, i cili fitoi zgjedhjet e përgjithshme në 23 shkurt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion