Berisha: Audio-përgjimi i Dritan Priftit? Nuk besoj se Meta di më shumë se unë për ’21 Janarin’

Politikë

Berisha: Audio-përgjimi i Dritan Priftit? Nuk besoj se Meta di më

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.

Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, në fjalën e tij për mediat, Berisha u ndal te gara për kreun e SPAK, ku tha se do të mbështesë çdo prokurorë që nuk ka lidhje me krimin.

Gjithashtu ai u ndal dhe te audio-përgjimi i ish-ministrit Dritan Prifti.

“Janë katër kandidatë. Uroj që mos të jenë të lidhur me krimin si Altin Dumani. Mbështes çdo prokuror, çdo gjykatës, çdo hetues, çdo polic që ndjekin ligji. besimi im politik është Kushtetueseja dhe ligji.

Diella e shpartalloi Ramën. Çdo gjë që thotë të vërtetën, pranohet nga unë. Ia fshikullojë Edi Ramës dhe ia nxori të gjitha mashtrimet publikisht.

Nuk kam dijeni se çfarë gjërash di Ilir Meta më shumë seç di unë. Ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin, manipulimin e një regjistrimi të ish-ministrit, të ndjerit Dritan Prifti, i cili për hir të së vërtetës mendoi se do më bënte presion, por unë i thashë sa të dalësh nga zyra bëje publike. Mendoj se Ilir Meta nuk ka më shumë gjëra për të sqaruar se unë. E çoi regjistrimin në Itali dhe ata deklaruan se ishte 27 herë copy-paste dhe mashtrimin e ka bërë Edi Rama.

Kryeprokurori i ri nuk është caktuar akoma, por ky që është propozuar nuk kam asnjë të dhënë. Nuk kam asnjë lloj preference dhe qëndrimi im varet nëse ka ose jo lidhje me krimin”, tha ndër të tjera Berisha.

 

 

 

ME TE LEXUARAT