Si skenë HORRORI/ Gjendet i vdekur çifti i njohur i antikiteteve! Plagë thike në trup shtëpia plot me…

Bota

Si skenë HORRORI/ Gjendet i vdekur çifti i njohur i antikiteteve!

Një ngjarje tragjike ka tronditur Firencen të dielën pasdite. Çifti i njohur i tregtarëve të antikiteteve, Franco Giorgi (74 vjeç) dhe bashkëshorten e tij, Gianna Di Nardo (68 vjeç), u gjetën të vdekur në apartamentin e tyre në Via Giampaolo Orsini. Zbulimi i rëndë u bë nga djali i çiftit, i cili, sapo hyri në shtëpi, hasi në trupat e pajetë të prindërve të tij.

Nga hetimet e para, janë gjetur gjurmë të shumta gjaku në disa ambiente të shtëpisë, duke sugjeruar se mund të ketë pasur një episod të zgjatur dhune. Lëndimet në trupat e viktimave janë në përputhje me përdorimin e një arme prerëse, megjithatë arma nuk është gjetur ende.

Alarmi u dha rreth orës 14:30, kur djali kërkoi ndihmë, dhe ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë, por nuk mundën të shpëtonin jetët e të moshuarve.

Autoritetet mjeko-ligjore dhe karabinierët nisën menjëherë hetimet dhe rrethuan zonën për të mundësuar ekzaminimet e nevojshme. Hetuesit po shqyrtojnë disa mundësi, përfshirë krimin e dyfishtë dhe mundësinë e një vrasjeje të ndjekur nga vetëvrasja.

Banorët e lagjes janë të tronditur nga ngjarja, ndërsa hetuesit janë duke punuar për të rindërtuar kronologjinë e ngjarjes dhe për të identifikuar armën që u përdor në këtë krim të rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion