Çfarë po ndodh? Prokuroria lëshon urdhërarrest për drejtorin e Spitalit Memorial të Fierit

Prokuroria e Fierit ka lëshuar një urdhërarrest për drejtorin e Spitalit Memorial të Fierit.
Në kuadër të hetimeve për këtë çështje, mësohet se janë vënë në lëvizje Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ), së bashku me shërbimet e Policisë, të cilët po kryejnë kontrolle.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Prokuroria apo Policia lidhur me arsyet që kanë çuar në lëshimin e urdhërarrestit, si dhe për veprat penale që dyshohet se mund të lidhen me drejtorin e institucionit shëndetësor.
Po ashtu, nuk janë bërë të ditura detaje mbi objektin e hetimit apo personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë çështje.
Pritet që në vijim organet e drejtësisë të japin më shumë informacion mbi operacionin dhe procedurat e ndërmarra ndaj drejtuesit të Spitalit Memorial të Fierit.
Deri në një komunikim zyrtar nga organet kompetente, rrethanat dhe arsyet e urdhërarrestit mbeten të paqarta.


